Viti buxhetor 2015: Besoj, dua, kerkoj

November 22, 2017 | Author: Eduart Gjokutaj | Category: Public Budgeting and Finance
Share Embed

Deskripsi Singkat

Viti buxhetor 2015: Besoj, dua, kërkoj nga Eduart GJOKUTAJ

Buxheti i vitit 2015 shikohet se nuk ka polarizim. Nga njera anë nuk do të vijojë të investohet vetëm në ato të mira matëriale dhe shërbime që është investuar në të kaluarën. Nga ana tjetër do të marrin frymëmarrje buxhetore bujqësia, edukimi dhe shërbimet shëndetësore. Mund të shihet se asistenca financiare buxhetore do të ndikojë indirekt edhe sektorët joproduktive, që të bëhen produktive. E kush do të kishte më tepër nevojë se sa ndërtimi, industria nxjerrëse e mineraleve, infrastruktura e zonave turistike dhe nxitja e shërbimeve turistike bashkë me transportin ujor dhe hekurudhor.

Në leximin fiskal të buxhetit të vitit 2015 shikoj të ndërthurura në harmoni mes tyre modelin qeverisës të dy presidentëve historikë të SHBA, Regan dhe Klinton. Modelet e tyre u bazuan mbi arkitekturën fiskale që ndërthuri orientimet e shkollës konservatore me atë reformatore. Qeverisja aktuale, në koordinim me institucionet e pavarura monetare, ndoshta padashur qendron midis këtyre dy arkitekturave të qeverisjes ekonomike të Amerikës së fundshekullit të kaluar. Nga njera anë lehtësim real dhe të qëndrueshëm fiskal nëpërmjet integritetit fiskal (administrata e Reganit) dhe nga ana tjetër ngritja e disiplinës fiskale dhe eliminimi i deficitit buxhetorduke investuar në kapitalin njerëzor përmes edukimit dhe kërkimeve shkencore (administrata e Klinton). Ndërsa po punohet për reformë të zgjuar rregullatore dhe politikë monetare të shëndoshë (administrata Regan), po kështu në sistemin financiar po kërkohet me forcë ruajtja e normave të ulëta të interesit dhe inkurajimi i investimeve të sektorit privat duke eliminuar tarifat proteksioniste (administrata e Klinton).

Unë besoj në buxhetin e balancuar. Unë dua të ringrihet disiplina buxhetore, që të ndihmojë në eliminimin e deficitit dhe të inkurajojë rritjen ekonomike. Unë e kërkoj që të zbatohet një politikë monetare e shëndoshë dhe një lehtësim real i barrës tatimore.

Buxheti për vitin 2015 ka përkthyer politikat e qëllimet e qeverisë në vendime mbi sa do të rriten të ardhurat, si i planifikon t’i rritë ato dhe se si do t’i përdorë këto fonde për të plotësuar nevojat e paplotësuara në vite dhe ato të zhvillimit duke garantuar siguri në përmirësimin e shëndetit publik dhe luftën ndaj varfërisë dhe padrejtësive sociale. Ky buxhet i draftuar për të qenë funksional është baza kryesore për zhvillimin mbi kolona të forta të politikave fiskale dhe rritjes së ekonomisë. Me angazhimin për të zgjidhur problemet dhe për të patur një efekt direkt dhe indirekt në jetën e çdo qytetari buxheti ka vendosur të zgjidhë ekuacionin e vështirë për të moshuarit, fëmijët, të varfrit, ish – të përndjekurit politikë, minoritetet dhe banorë të zonave rurale. Ne e dimë që ekonomia ka qenë në dy vitet e fundit nën nivelin apo në 2% rritje ekonomike. Këtë vit të ri rritja ekonomike mundet ta kalojë nivelin 2%. Por, mbajtja te ± 2% rritje ekonomike për tre vite ka lënë një nivel papunësie të lartë. Por, a mundi buxheti 2014 të ndihmonnte në kalimin në një nivel papunësie në ulje? Statistikat zyrtare konfirmojnë një ndryshim pozitiv shpresëdhënës me 40 mijë vende pune të reja. Masat fiskale që u ndërmorën nga qeveria ndikuan në shpenzimet publike. Fakti i mbajtjes së normave të interesit në nivele të ulëta, politika inkurajuese fiskale për biznesin e vogël dhe individët e varfër e të mesëm, si dhe likuidimi i fondeve të pashlyera për punë të kryera kryesisht në infrastrukturë (deri mbi 4 vite më parë) nga bizneset me një peshë sa 2.5% e PBB llogaritet të ketë dhënë një efekt në buxhet, me pagesën e detyrimeve tatimore të prapambetura me të paktën sa 0.05% e PBB, por edhe një qarkullim likuiditetesh në tregun e brendshëm me të paktën sa 0.7% e PBB. Në vlerësimin e bilancit buxhetor të viti 2014 mbetet të qartësohet një qasje e thjeshtë. Në cilin nivel do të orientohet deficiti buxhetor dhe si është reflektuar nga bizneset gjithë politika për zhvillim dhe nxitje të ekonomisë dhe investimeve të huaja? Buxheti ndikon në ekonomi, ashtu sikurse normat e interesit mbi kreditimin dhe qarkullimin e kapitalit. Nga mënyra se si po i shpenzon/investon paratë qeveria po ndikohet edhe niveli i deficitit buxhetor. Nga ngushtimi i deficitit buxhetor edhte ndikuar edhe furnizimi i parasë dhe norma e interesit mbi ekonominë dhe individët.

Norma të ulta = kosto të ulta të kapitalit për industrinë = fitime më të larta = rritje e vlerës së bizneseve. Në fakt për 8-mujorin 2014 rezultoi, që teoria të përputhej me faktet buxhetore. Deficiti është sa 48% e deficitit të planifikuar, duke mbajtur si rezervë në treguesin e deficitit mosrealizimin e investimeve për 30.3% më pak dhe në tërësi mosrealizimi i shpenzimeve buxhetore për 10.3% më pak (30.5 miliard lekë). Norma e rritjes ekonomike prej 3%, që mendohet se do ta arrijë ekonomia në 2015 është treguesi që fillon të kthejë fatin e të papunëve dhe të gjallërojë kërkesën për punësim. Studimet në lidhje me rritjen e vlerës së shtuar në ekonomi, bazuar në realitete të vendeve në zhvillim kanë treguar, se performanca e fortë makroekonomike, pra të ardhurat për frymë më të larta japin mundësi më të shumta edhe për vetë qeverinë për tu rizgjedhur. Pra, e bën më të interesuar për të ndërtuar buxhete që e bazojnë performancën e tyre mbi bazën e gjerë në shpenzimet publike dhe mbi shpërndarjen më të drejtë të barrës mbi gjithë individët që përfitojnë të ardhura nga rezidenca fiskale. Por, në vendosjen dhe zbatimin e rregullave nuk duhet patur në shënjestër edhe më tej shtresa e mesme. Aktualisht kjo shtresë është më e ngarkuara me barrën fiskale të buxhetit. Balancimi i tatimeve për segmente të ndryshme tatimpaguesish duhet të jenë pjesë e një shkalle vlerësuese nga buxheti, për të marrë nga secili atë porcion të detyrimit që duhet të japë për të mirën publike, por edhe që të ketë një raport të drejtë midis vlerës së shtuar të mallit dhe shërbimit që kryen secili prej individëve dhe bizneseve në ekonominë shqiptare. Tatimet e vitit 2014 dhe ato që priten të aplikohen në vitin 2015 nuk e kanë patur dhe nuk e kanë fuqinë ta prishin këtë klimë për të investuar dhe punuar në Shqipëri. Politika e re tatimore sipas filozofisë së re të taksimit nënkupton për investitorët një model të ri, i cili nuk merr pak për të dhënë pak/aspak, por bën të kundërtën e modelit mëparshëm. Administrimi fiskal duhet të rritë kapacitetin dhe cilësinë me një dallim të dukshëm nga viti 2014. Në rast se administrimi do të fillojë të matet me ngushtimin e evazionit në vend të krahasimit me planin buxhetor dhe vitet e kaluar, atëherë qasja fiskale do të

identifikohej në rajon si një model ndryshe, i ngjashëm me modelet e mira. Një qeverie të fortë i duhet një sistem taksimi i fortë.

Deskripsi

Lihat lebih banyak...

Komentar

We're moving the hosting, the preview may show error, this will be automatically reload again in 15 seconds to resolve this.
Hak Cipta © 2017 CARIDOKUMEN Inc.